30 Shtator, 2020

“S’fle gjumë, jam i trishtuar”- Pas vdekjes tragjike të aktores në liqen, ish-bashkëshorti me lot në sy flet për thashethemet që nisi lidhje me motrën e saj: Djali im 5-vjeçar e kërkoi këtë


Ryan Dorsey postoi një video emocionuese në Instagram ku foli rreth thashethemeve se ka nisur një lidhje me motrën ish-bashkëshortes së tij Naya Rivera, e cila u mbyt në lumë pak muaj më parë.

Pretendimet për një romancë mes tij dhe motrës së aktores nisën pasi ata u fotografuan duke mbajtur duart e njëri-tjetrit.

Aktori deklaroi se motra e ish-bashkëshortes, Nickayla Rivera u zhvendos për të jetuar me të me kërkesën e djalit të tij 5 vjeçar, sepse pas vdekjes së nënës 25-vjeçarja është njeriu më i afërt për Josey.

Ryan zbuloi se nuk është marrë as me rrjetet sociale që pas vdekjes aksidentale të Naya-s në korrik, teksa doli për xhiro në liqen me djalin e saj të vogël.

“Zakonisht nuk i lexoj komentet për veten time, pasi një pjesë e tyre janë negative”– tha ai mes lotësh.

Ndërsa shtoi: “Dhe ne si njerëz vazhdojmë të mendojmë gjithë kohës se si njerëzit mund të thonë gjëra të caktuara. Më ka bërë përshtypje se si njerëzit kanë shumë për të thënë dhe kanë mendime mbi situatën tragjike të një familjeje. 99% e atyre as nuk e njohin këtë familje. Ka njerëz bëjnë gjykime, bëjnë supozime dhe dërgojnë mesazhe të tmerrshme duke uruar vdekjen e personave, që nuk i njohin. Është vërtetë çmenduri.

Është vërtet e trishtueshme që kjo është bota në të cilën jetojmë ku njerëzit rriten me mendimin se është në rregull të urresh, veçanërisht për të bërë deklarata rreth një familje që kaloi një tragjedi.”

Rayn u shpreh se nuk mund ta imagjinojë dot se si do të ndihej ai si prind nëse fëmija i tij ‘do ta bënte këtë me disa të huaj në media sociale’ ose në jetën reale, ndërsa pranoi se nuk ka gjasa që djali i tij të sillet në këtë mënyrë .

“Nuk shqetësohem për këtë sepse e di që s’do ndodhë kurrë. Ai ka një shpirt të ëmbël, është i zgjuar, i kujdesshëm dhe në moshën 5-vjeçare i duhet të rritet pa nënën e tij,”– u shpreh ai.

Teksa foli për mënyrën sesi ndihet, rrëfeu: “Kam humbur peshë, nuk fle, jam i trishtuar, shtrihem në shtrat çdo natë i trishtuar dhe shikoj tavanin. I “ngul” sytë në mur dhe mendoj se sa me fat jam që kam nënën time dhe mendoj se si djali im nuk do ta ketë të njëjtën mundësi në të ardhmen e tij.”

Gjithashtu foli për kërkimet gati një javë për Naya-n pasi ajo u raportua e zhdukur në Liqenin Piru dhe u gjet e vdekur pas pesë ditësh në 8 korrik.

Ryan detajoi pritjen për gjetjen e Nayas dhe tha se Josey ishte me shpresë që nëna e tij do të gjendej e gjallë: “Kjo më trishton. Pyes veten pse dhe çfarë bëri ai për ta merituar këtë. E di që nuk bëri asgjë për ta merituar këtë, por gjërat që njerëzit kanë thënë janë të trishtueshme. Kur kalon 5 ditët më të gjata të jetës tënde, kur nëna e një djali të vogël është zhdukur dhe ju e dini rezultatin e kërkimit, e dini se cili do jetë ai rezultat kur të mbaroj e gjitha dhe biseda që do bëni me të është e trishtueshme. Kur një djalë i vogël thotë, “A mendon se do ta gjejnë? Unë thjesht dua që ta gjejnë atë dhe ju e dini që ai është aq i zgjuar dhe dëshmitar i një makthi që ndodhi syve të tij, madje ai e di që nëse e gjejnë, ajo nuk do vijë shtëpi. Realiteti të godet dhe pikëllimi të kaplon, por trishtimi bëhet më i rëndë sepse e dini që do të duhet të bisedoni me një djalë të vogël dhe t’i tregoni atij për realitetin e ri. Shpresoj që askush nga ju të mos e kalojë këtë. Duhet t’i them atij se ajo është një engjëll, është me Zotin dhe se është në parajsë. Ai më thotë “Dua të shkoj atje, si mund të shkoj atje?” Dhe funerali, duke u përpjekur t’i shpjegoj një fëmije të pafajshëm, çfarë është një varrim.”

Ryan më pas konfirmoi se Nickayla u zhvendos në banesën e tyre me kërkesë të djalit të tij.

“Josey më pyeti nëse Titi mund të jetonte me ne. ”Unë dua që Titi të jetojë me ne përgjithmonë ”, sepse ajo tani është gjëja më e afërt që ai ka me një mami. Ju do të keni nevojë për të gjithë ndihmën që mund të merrni si një prind i vetëm duke u përpjekur të ndërtoni karrierën tuaj dhe të kaloni nëpër këtë fatkeqësi me fëmijën tuaj,”- tha Ryan.

Ryan tha se është i vendosur t’i japë Josey familjen që ai kërkon edhe pse ‘është e përkohshme dhe nuk është përgjithmonë’.

“Është një situatë e përkohshme. Pas gjithë asaj që i është dashur të kalojë, si mund t’ia mohoja këtë të drejtë? Për shkak të çfarë? Çfarë mund të mendojnë ose thonë disa të huaj,”- shtoi ai.

Aktori vlerësoi modelen Nickayla dhe familjen e saj për mbështetjen që i dhanë pas tragjedisë.

Ray shtoi se Nickayla e ka ndihmuar atë të përballojë pikëllimin e tij.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al