5 Mars, 2026

Sfida e Selena Gomez me çrregullimin bipolar, rrëfehet Benny Blanco: Ajo nuk e kupton kur i ndodh! Nuk mund t’i flasësh kur kalon në atë fazë


Producenti muzikor Benny Blanco ka folur së fundmi për përvojën e partneres së tij, Selena Gomez, me çrregullimin bipolar, duke zbuluar se këngëtarja ndonjëherë përjeton episode manike që më vonë nuk i kujton.

Gjatë podkastit “Friends Keep Secrets” Gomez foli për rrugëtimin e saj me shëndetin mendor dhe vështirësitë që hasi përpara se të merrte diagnozën e saktë.

E dija që diçka nuk shkonte, por mendoj se më diagnostikuan gabim. Njerëzit thjesht supozuan dhe unë provova shumë terapistë. Kjo është arsyeja pse është e vështirë. Është vërtet e vështirë kur flasim për këto çështje. Gjithçka është kaq e komplikuar,” u shpreh Selena.

Blanco shpjegoi se edhe pse Gomez ndjek trajtim dhe viziton disa qendra të shëndetit mendor, ajo ende përjeton momente manie.

Ajo fillon të kuptojë se po kalon një episod manik pasi ai ka ndodhur tashmë dhe ndonjëherë as nuk e mban mend kur po ndodh”,  tregoi producenti.

Ai shtoi gjithashtu se këto situata janë shumë delikate dhe kërkojnë kujdes të madh.

“Është një çështje kaq e ndjeshme, sepse nuk duhet të flasësh me këtë person ndërsa është në fazën e manisë”, tha ai.

Nga ana e saj, Gomez theksoi se për të arritur te diagnoza dhe trajtimi i duhur iu desh të konsultohej me shumë specialistë të ndryshëm, duke nënvizuar rëndësinë e këmbënguljes.

“Nuk mund të dorëzohesh!”, u shpreh këngëtarja.

Ajo shtoi gjithashtu se nuk ndjen turp për momentet e saj të vështira dhe se tani arrin t’i dallojë më shpejt ato.

“Nuk kam aspak turp sepse mund t’i dalloj më shpejt”, tha Gomez, teksa shtoi: “Është e rëndësishme të kesh një partner që e kupton se ku je dhe të takon aty ku je, dhe gradualisht e kupton se çfarë po ndodh.”

© Panoramaplus.al