Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, këngëtari grek Notis Sfakianakis performoi përpara publikut shqiptar. Ky koncert solli reagime të shumta te populli ynë, për shkak të deklaratave të këngëtarit kundër shqiptarëve.

Madje këngëtarët shqiptarë bënë thirrje për bojkotin e koncertit të tij, pasi Sfakianakis kishte deklaruar më parë se ne jemi racë inferiore. Por pavarësisht kësaj, në radhët e pritjes për të parë performancën e tij u mblodhën një numër mjaft i madh njerëzish.
“Lapsi.al” shkruan se këngëtari grek e ka ndërprerë për gati 5 minuta koncertin e tij, duke sqaruar për të pranishmit në sallë se nuk ka folur kurrë kundër shqiptarëve, e aq më tepër ti ketë ofenduar.

“Nuk i kam fyer kurrë shqiptarët. Kanë shtrembëruar fjalët e mia. Ju jeni një komb i lashtë dhe me histori. Veçoj një nga vlerat e kombit tuaj, besën”, ka thënë ndër të tjera Sfakianakis, shkruan “Lapsi.al”.
© Panoramaplus.al
