Edhe pse nuk mundi të merrte pjesë në turneun “Spice World” për shkak të angazhimeve të shumta në fushën e modës, Victoria Beckham mund t’i bashkohet grupit “Spice Girl”.

Kjo mund të ndodhë gjatë muajt Qershor, ku ajo do të nënshkruajë dokumentet e konfirmimit duke u bërë kështu pjesë e grupit.
Së fundmi, është raportuar se vajzat do të ribashkohen për një koncert festiv për të festuar rikthimin e Victoria’s.

Sipas dokumenteve që Victoria do të firmosë ajo do të jetë drejtore e “Spice Girl” të paktën edhe një vit tjetër.
“Nëse ajo do të donte të largohej nga grupi dhe nuk do të kishte dëshirë të performonte përsëri, atëherë ajo do të kishte dhënë dorëheqjen si drejtoreshë javën e kaluar”, tha një burim për The Sun.

© Panoramaplus.al

