Ata janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar, e së fundmi tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me fotot e mrekullueshme që publikuan nga pushimet e tyre në Francë.

E kuptuat për kë bëhet fjalë? Për Amarda Toskën dhe Ermal Mamaqin, të cilët fillimisht kanë zgjedhur të bëjnë disa ditë pushime pa praninë e fëmijëve dhe në shoqërinë e miqve në Nicë të Francës.

Por pushimet ende nuk kanë mbaruar për Amin dhe Ermalin, pasi ata të dy kanë zgjedhur një tjetër destinacion.

Ami ka postuar disa video në “Instastory” ku na tregon se është në shtetin fqinj, Greqi. Në njërën prej videove në sfond duket djali i saj, Joeli.

Mesa duket kësaj radhe çifti ka vendosur të pushojë së bashku me fëmijë dhe jo vetëm të dy sikurse bënë në Francë.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
