21 Shkurt, 2018

Serena Williams rrëfen historinë prekëse: Rrezikova jetën gjatë lindjes, jetoj me…


Para gjashtë muajsh, tenistja me famë botërore Serena Williams u bë nënë për herë të parë. Pas kaq kohësh, amerikania ka vendosur që të tregojë një histori të rëndësishme për ato ditë shtatori.

“Bëra një lindje cezariane me urgjencë, për shkak të një ulje të frekuencës kardiake. Ndërhyrja shkoi mirë, por ajo që vijoi në 24 orët më pas ishte vërtetë e tmerrshme. Rrezikova jetën dhe prej asaj kohe jetoj më frikë”, tregoi në një intervistë për CNN ish-numri një i botës së tenisit femëror.

 

Tani duket se është rikthyer normaliteti ose të paktën kështu duket. “Kur u ktheva në shtëpi mu dukesh që javët e para të qëndroja në shtrat. Tani, pavarësisht ankthit mendoj se jam me fat. Kam një vajzë të bukur dhe synoj që kthehem sa më shpejt në fushë për të fituar. Duhet të falënderoj pa masë personelin e spitalit, pasi falë ndihmës së tyre jam ende këtu”, përfundoi rrëfimin e saj për CNN, Serena Williams.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al