Selena Gomez duket se ka gjetur partnerin ideal tek Benny Blanco-s, pasi prej se lidhja e tyre u bë e njohur, këngëtarja i ka shprehur ndjenjat për të përmes postimeve në rrjetet sociale.

Me rastin e publikimit të këngës së tyre të ardhshme “Sunset Blvd”, e cila do të publikohet më 14 mars, Gomez ka bërë një tjetër postim. Kësaj here, artistja u kthye në fillimet e lidhjes së tyre, duke postuar foton e parë që kanë bërë bashkë në çift. Gomez shpjegoi gjithashtu se kjo këngë e veçantë lidhet disi me takimin e tyre të parë, pasi ata kishin zgjedhur Sunset Blvd.

“Takimi ynë i parë ishte në Sunset Blvd, dhe ky është gjithashtu titulli i këngës sonë të radhës. Kjo është fotoja jonë e parë zyrtare së bashku ”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit të saj.
View this post on Instagram







