Selena Gomez nuk është më personi më i ndjekur në rrjetin social “Instagram”.
Një pushim i shkurtër i saj nga ky rrjet, bëri që futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo të merrte frontin e “Instagram”-it.

Sportisti portugez ka qenë për një kohë të gjatë pas Gomez dhe arriti të kapërcente në vend të parë këtë mëngjes me një diferencë shumë të vogël ndjekësish. Pra, Selena ka 144308767 ndjekës, ndërsa ai ka 144309204.

Futbollisti i Juventusitm i cili pas nëntë vjetësh u largua nga Real Madridi në Itali me gjithë familjen e tij, ndan me ndjekësit fotot në fushë po aq sa edhe jashtë saj, ato me familjen.

Ndërkohë Ronaldo është i lidhur me modelen 23-vjeçare, Georgina Rodriguez, që e bëri atë baba të Alanës. Ronaldo është gjithashtu babai i binjakeve Eva dhe Mateo, të lindur nga një nënë surrogate më 2017, dhe një djali të lindur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
