28 Shkurt, 2022

Selena Gomez rrëzohet në tapetin e kuq të “SAG Awards”, videoja bëhet virale


Selena Gomez ka qenë së fundmi në ndarjen e çmimeve “SAG” , ku i ka ndodhur një incident në tapetin e kuq.

Selena ishte e nominuar si aktorja më e mirë me rol dytësor dhe teksa dëgjoj emrin e saj në listën e fituesve u ngjit në skenë për të ‘rrëmbyer’ çmimin me këmbët e zbathura. Veprim ky që mori vëmendjen e të gjithve.

Mirëpo, fakti që Selena u shfaq zbathur ne skenë lidhet pikërisht me incidentin që përmendëm pak më sipër. Këngëtarja ka patur një problem me këpucët dhe u rrëzua në gjunjë. Pasi rimori veten, ajo hoqi këpucët dhe u largua zbathur.

 

Selena përveç se pa taka, u paraqit me një fustan të zi të mrekullueshëm dhe me një varëse prej 1 milion dollarësh me më shumë se 200 karat diamante.

Shumë persona e duartrokitën yllin e “Disney Channel” pasi i dha përparësi rehatisë mbi modën.

© Panoramaplus.al