Pas “Javës së Modës” kryefjalë e ditës tashmë është kthyer ndarja e çmimeve, “SAG Awards” e organizuar në Los Angelos.

Ndër emra e shumtë të botës së showbizit të cilët ishin pjesmarrës në këtë evenimet, ishte edhe këngëtarja e njohur, Selena Gomez.

Kjo e fundit ishte e nominuar si aktorja më e mirë me rol dytësor dhe teksa dëgjoj emrin e saj në listën e fituesve u ngjit të skenë për të ‘rrëmbyer’ çmimin me këmbët e zbathura.

Lidhur me këtë veprim të këngëtares, të gjithë fansat e saj kanë reaguar në rrjetin social “Twitter” duke u shprehur se kjo është gjëja “më e çmendur” që këngëtarja ka bërë ndonjëherë.
“Kjo po që është gjëja më e çmendur që Selena Gomez ka bërë”.
“SelenaGomez zbathur është pjesa ime e preferuar e #SAGAwards deri më tani!-ishin disa nga komentet e përdoruesve në Twitter.


Ju rikujtojmë se ky nuk është momenti i vetë që Selena ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ne ceremoni të ngjashme, pasi edhe në “Met Gala 2018” asaj i ndodhi diçka e tillë.
Teksa ajo bëri përgatitjet e fundit për “MET Gala” vendosi ca si tepër pudër nxirëse si efekti i dritës, dhe mendoi se ishte në rregull.
Por, pas fotografive të realizuara fytyra e saj dilte më shumë e errët se duhet.
“Ndonjeherë më dukej vetja si një portokalle, më pas shumë e nxirë dhe e gjitha kjo ishte një siklet i madh”-ka rrëfyer ajo.
“Mendimi i parë që më vinte në mendje ishte se duhet të ikja urgjentisht prej aty-vazhdoi më tej këngëtarja.

© Panoramaplus.al

