Selena Gomez dhe Miley Cyrus patën një bisedë virtuale premten në të cilën këngëtarja zbuloi se kohët e fundit është diagnostikuar me çrregullim bipolar.

Dy ish-yjet e Disney zhvilluan një bisedë në seritë e Cyrus “Bright Minded” në Instagram, ku Gomez foli hapur për shëndetin e saj.
Ajo tregoi se u diagnostikua gjatë një vizite në spital. Por pranpoi se të kuptuarit që është me çrregullim të bipolarit i largoi më shumë frikën.
“Kohët e fundit, unë shkova në një nga spitalet më të mira të shëndetit mendor në Amerikë dhe mësova që jam bipolare,”– tha Selena. “Kështu që mora më shumë informacione. Kjo të ndihmon, nuk më trembi.”
© Panoramaplus.al

