26 Shkurt, 2018

Selena dhe Justin në pritje të fëmijës së parë?! Reagimi i këngëtares habit fansat


Duket se rikthimi i tyre pas një ndarjeje të gjatë dhe lidhjesh në mes. I ka bërë më të lidhur dhe më të dashur.

Sipas mediave të huaja thuhet se Selena dhe Justin janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, dhe siç bëhet me dije, një burim i afërt me çiftin ka konfirmuar këtë lajm, duke pohuar se ajo e ka ndarë lajmin me familjarët e të dyve.

Ndërkohë, në një video të fundit ku Selena parakalon përballë gazetarëve dhe fotografëve të shumtë, njëri prej tyre e pyet nëse është e vërtetë që ajo është shtatzënë, ndërsa këngëtarja ka ulur kokën dhe nuk ka preferuar të flasë, duke bërë që fansat e shumtë të besojnë se lajmi rreth fëmijës është i vërtetë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al