Saimir Kasemi i “Love Story-t” vendosi që ditën e djeshme të bënte një urim për të gjitha gratë kudo që ndodhen, me rastin e ditës së dashurisë.

“Gëzuar ‘Shën Valentinin’ të gjitha grave në botë”, shkroi Saimiri.
Mirëpo, fakti që ai ka përmendur gratë ka revoltuar shumë persona, ndër të cilët edhe Ina Kollcaku, ish-konkurrente e “Për’puthen 1”.

“Ja dhe një injorant që mendon se ‘Shën Valentini’ është festa e grave. A’po merrem me anglishten e tij, po ia quaj lapsus”, shkroi fillimisht Kollcaku, e cila publikoi në Instastory-n e saj foton e Saimirit ku ishte shkruar edhe urimi i tij.

Por, ajo nuk e la me kaq, sepse vazhdoi në një status tjetër:

“Ose mund të mendojë që plasëm ne të gjitha për këtë dhe na e uroi! Jo o vllai! Është skenar tjetër ai. Seksist!”.

Me këtë urim, Saimiri kishte përjashtuar burrat në këtë festë, prandaj Ina e ka quajtur “seksist”.

Ndërsa përsa i përket gabimit në të shkruar, bëhet fjalë për “woman”, e cila në të vërtetë shkruhet “women”.


