28 Shtator, 2018

Seksi dhe elegante, Nora Istrefi tregon format trupore me këtë fustan (FOTO)


Këngëtarja Nora Istrefi njihet si një nga femrat më seksi të showbiz-it shqiptar. E në postimet e bëra së fundmi në rrjetet sociale, Nora u ka treguar fansave të saj se është mjaft elegante.

Pasi mori vëmendje të madhe me fustanin e saj në dasmën e moderatores Elita Rudi me reperin Gjiko, ajo ka “çmendur” ndjekësit me një tjetër veshje.

Ajo ka postuar në “Instastory” dy video, ku tek e para shfaqet e veshur pikërisht me fustanin e kuq që kishte veshur pak ditë më parë te dasma.

Ndërsa tek e dyta shfaqet me një tjetër fustan elegant, të ngushtë pas trupit që i tregon format e saj perfekte. Ndoshta ky është një nga fustanet që Nora ka provuar për këtë dasmë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al