23 Nëntor, 2018

Seks, rrjete sociale dhe “Nutella”. Ja disa nga varësitë e futbollistëve


Ashtu si të gjithë njerëzit e zakonshëm edhe futbollistët kanë varësitë e tyre. Ju njohim me disa nga varësitë më të çuditshme të disa prej futbollistëve më të famshëm.

Benjamin-Mendy-638477

Pijet energjike

Lojtari i Leiçester dhe i kombëtares angleze, Xhimi Vardi, ka një varësi ndaj pijes energjike “Red Bull”. Anglezi sapo zgjohet konsumon një pije të tillë, ndërkohë që para çdo ndeshjeje ai pi tre “Red Bull”.

vardi-470x305

Madje, lojtari i kombëtares së “Luanëve” kishte marrë me vete shumë pije energjike edhe gjatë Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Rrjetet sociale

Pep Guardiola nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të lojtarit të tij Benxhamin Mendi, për shkak të varësisë ndaj rrjeteve sociale. “Mendi ka shumë gjëra për të përmirësuar dhe duhet t’i harrojë disi rrjetet sociale dhe të fokusohet më tepër në fushën e lojës”, pati deklaruar trajneri spanjoll për mbrojtësin e krahut.

Mendi

Ndërkohë që përgjigjja nga Mendi erdhi sigurisht në rrjetet sociale, duke cituar fjalët e teknikut ku më pas premton se do të qëndrojë larg rrjeteve sociale.

“Nutella”

Futbollisti i Verder Bremenit, Maks Kruse, ka pranuar se konsumon në sasi “industriale” dhe se është kritikuar shumë për varësinë e tij ndaj çokokremit Nutela nga tifozët, nga klubi dhe nga trajneri i kombëtares gjermane.

Kruse Verder

Kjo, pasi konsiderohet si një ushqim jo i përshtatshëm për një atlet.

Video-lojërat

Osman Dembele kalon orë të tëra, duke luajtur “FIFA” apo “PES” dhe duket se është tërësisht i varur prej këtyre video-lojërave.

Dembele

Madje, kjo varësi duket se po bëhet edhe problem për karrierën e sulmuesit të Barcelonës, pasi lojtari paraqitet me vonesë në stërvitje.

Seksi

Në Mbretërinë e Bashkuar është një personazh shumë i dashur, që i ka shqetësuar të gjithë fansat e tij për jetën e tij private. Rajan Gigs shfaqej rregullisht në faqet e para të gazetave për skandalet e tij me femra të shumta, ndër të cilat ishte edhe gruaja e vëllait të tij.

gigs2

Ish-lojtari i Mançester Junajtid, i shtyrë edhe nga gruaja e tij, vendosi që të ndjekë një rrugë rehabilitimi nga varësia ndaj seksit.

© Panoramaplus.al