Me qindra lodra seksi janë mbledhur në mënyrë të mistershme në një plazh në Itali, ku fëmijët janë ndaluar nga autoritetet që të lahen nga këto zona.
Bëhet fjalë për plazhin e Camaldoli, pranë Napolit.
Ato u zbuluan nga vullnetarë të shokuar të shoqatës “Licola Mare Clean Association”, të cilët janë angazhuar për mbajtjen e bregut pastër.
Një vullnetar tha se, “Kur i pamë nisëm të qeshnim, nuk kishim ç’të bënim tjetër”.
Presidenti i shoqatës, Umberto Mercurio, tha se për shkak të rrymave të detit shumë mbeturina përfundojnë shpesh në brigjet e bukura.
Gjatë viteve, rrymat lokale kanë sjellë mbeturinat të shumta në plazhin e Camaldoli, madje edhe kafshë të ngordhura.
Por për vullnetarët kjo është hera e parë që penisat plastikë, shihen në breg të detit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al