Ronela Hajati është këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.

Ajo u shpall fituese e “Festivalit të këngës” dhe projekti i saj muzikor “Sekreti” do të jetë përfaqësuesi i vendit tonë në garën europiane.
Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Hajati publikoi ditën e premte edhe klipin e këngës “Sekret”.

Ky klip, është rregjistruar në vende të ndryshme të Shqipërisë, dhe këngëtarja ka zgjedhur për tu prezantuar një performancë mjaft të veçantë.

Ju rikujtojmë se “Sekreti” i Ronelës është renditur e dyta ndër këngët më të dëgjuara në kanalin zyrtar të “Eurovisionit.

© Panoramaplus.al

