31 Maj, 2018

Së shpejti vjen me një këngë, reperi shqiptar paralajmëron hitin e radhës


Reperi shqiptar, shumë i dashur nga të gjithë të rinjtë prej ditësh ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë projektin më të ri muzikor. Bëhet fjalë për Noizyn, i cili nëpërmjet postimeve në “Instagram” ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dëgjojmë këngën e re.

Projekti më i ri i reperit titullohet “Luj edhe pak” dhe do të jetë i shoqëruar me një klip, për të cilin Noizy ka ditë që po punon. Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet postimeve në “Instastory”, ku mbi imazhet e nxjerra ai ka shkruar “on set”.

Reperi ende nuk ka bërë të ditur një datë të caktuar për publikimin e këngës, por ka premtuar se do t’i bëjë të gjithë të kërcejnë me këtë prodhim të ri. Në fakt kjo gjë kuptohet edhe nga ato pak fragmente që Noizy ka ndarë për ndjekësit e tij, kënga është me të vërtetë mjaft ritmike.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al