Ish çifti i Big Brother Vip Kosova, Urim Cela dhe Alisa Maloku, së fundmi ndan një lajm shumë të bukur me ndjekësit e tyre.

Me një postim në llogaritë e tyre sociale, çifti njoftoi se do të bëheshin prindër.

Ndërkohë që fansat uruan dyshen shumë të dashur, ata u shfaqën shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit.
Alisa dhe Urimi kanë shumë vite në lidhje, përveç pjesëmarrjes në BBVK, ata kanë publikuar dhe shumë projekte muzikore së bashku.

Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë para 3 muajve me një ceremoni madhështore.





