Në edicionin e këtij viti në “Kënga Magjike”, Kastro Zizo erdhi shumë ndryshe nga herët e tjera. Kantautori u paraqit me një balada të ndjerë për dashurinë e babait me vajzën e tij.

Këngën e shoqëroi me bashkëpunim me këngëtaren Rea Nuhu. Mesa duket Zizo ka mbetur i kënaqur nga ky bashkëpunim dhe ka vendosur që të bëjë një tjetër.

Një gjë të tillë e ka lajmëruar vetë kantautori nëpërmjet një fotoje në rrjetin social “Instagram”. “Së shpejti… këngë e re. Rea Nuhu. Djali me lule në kokë”, kështu shkruan Kastro bashkëngjitur me foton.
© Panoramaplus.al

