31 Tetor, 2020

Së shpejti do të bëhet baba për herë të parë, Gold AG zbulon gjininë e bebushit që pritet të vijë në jetë


Reperi i njohur, Gold AG i dha fund beqarisë pak muaj më parë.

gold ag

Ndonëse zgjodhi që këtë ditë të veçantë ta mbante për vete, në muajin qershor, ai na prezantoi me partneren e tij, duke publikuar në rrjete sociale disa pamje nga ceremonia e martesës.

gold ag

Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, po presin fëmijën e tyre të parë dhe së fundmi, reperi ka zbuluar edhe gjininë e bebushit.

Dyshja do të bëhen me djalë dhe do të ketë emër shqiptar, ka zbuluar më parë Gold AG.

Gold AG (4)

Gold AG (5)

 

© Panoramaplus.al