Vetëm dy ditë më parë u përhap lajmi se një nga spektaklet e kërcimit më të ndjekura “Dancing with the stars” do t’i rikthehet ekranit këtë vit. Sigurisht që menjëherë kurioziteti i publikut ishte të mësonte se cilët do të jenë konkurrentët VIP.

Dy prej tyre i ka zbuluar sot Agron Llakaj. Teksa ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate në Energy Radio” ai tha: “Nuk do të jem pjesë e ‘Dancing With The Stars’, sepse dhe me linjat s’kam lidhje me vallzimin. Dy djemtë e Al Pazar (binjakët) do të jenë pjesë e ‘Dancing With The Stars’. Nuk e di se ç’kanë një intrigë tjetër që do të përdoren dyshe”, ka zbuluar Llakaj.

Ndërkohë nuk është bërë ende e ditur se në çfarë date do të fillojë spektakli i kërcimit.
© Panoramaplus.al
