4 Nëntor, 2020

“S’dua të shtirem sikur jam i lumtur”- Këngëtari famshëm flet për “betejën” me ankthin dhe depresionin: Jam i brishtë dhe i pambrojtur


Këngëtari kolumbian, J Balvin ka folur hapur për betejën e tij me shëndetin mendor.

Ylli botëror u tha se 44.8 milionë ndjekësve të tij në Instagram, se si çdo qenie tjetër njerëzore po kalon sfida.

“Këtë herë ankthi dhe depresioni,”– u shpreh ai.

Këngëtari u shpreh se nuk i pëlqen të shtiret sikur është i lumtur dhe gjithçka në jetën e tij është e përsosur.

“Nuk më pëlqen të aktroj apo të shtirem për lumturinë time, ose sikur gjithçka është e përsosur. Unë jam si çdo qenie njerëzore. Jam i brishtë dhe i pambrojtur, ndoshta më shumë se të gjithë ju,”- rrëfeu J Balvin.

35-vjeçari tha se shumë shpejt kjo gjendje e tij do kalojë dhe do rikthehet siç ishte më parë.

“Së shpejti, stuhia do kalojë dhe do rikthehem për të bërë shaka me të gjithë ju,”- u shpreh këngëtari, teksa iu drejtua fansave.

J Balvin ka fituar 5 çmime Billboard Latin Music Awards, 4 çmime Latin Grammy Awards, 2 çmime MTV Video Music Awards dhe ka marrë 2 nominime Grammy.

Ai gjithashtu ka bashkëpunuar me dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipën dhe Bebe Rexhën.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al