18 Shkurt, 2021

“S’dua të më prekin flokët”- Britney Spears zbulon arsyen përse rruajti kokën, shkoi tek ish-bashkëshorti për të takuar djemtë, por ai …


Britney Spears ka folur hapur mbi arsyen përse qethi flokët në vitin 2017, pas një krize emocionale.

Këngëtarja 39-vjeçare prehu flokët me makinë rroje në një sallon flokësh pasi ish-i i saj, Kevin Federline, nuk e lejoi të shihte dy fëmijët e tyre, Sean dhe Jayden.

Ylli i popit, që është në betejë ligjore me të atit për të “shpëtuar” nga kujdestaria e tij, rrëfeu detajet në një dokumentar mbi jetën e saj.

Në dokumentar ajo tregoi arsyen përse rruajti kokën, që u mbajt e fshehtë për 12 vite.

Pasi preku flokët këngëtarja shkoi në studion e tatuazheve Body and Soul Tattoo, ku i tregoi gjithçka Emily Wynee-Hughes.

“Thjesht nuk dua askënd që të më prekë kokën, s’dua që të më prekin flokët. Jam e lodhur nga njerëzit që më prekin flokët,”- tha ajo artistes së tatuazheve.

Më pas Britney i kërkoi t’i bënte një tatuazh me buzët e një gruaje dhe një kryq të vogël.

Emily pretendon se askush në ekipin e saj nuk u përpoq ta ndihmonte ose të ndërhynte, duke shtuar: “Thjesht nuk dukej sikur ata kujdeseshin shumë. E kam ndjerë atë ndjesi ankthi dhe energjie që ndihej kaq negative. Thjesht dukej sikur të gjithë prisnin të ndodhte rrëzimi i saj.”

Incidenti i rruajtjes së flokëve ndodhi pasi ajo doli nga qendra e rehabilitimit në Antigua.

Ajo shkoi në shtëpinë e Kevin dhe i kërkoi të shihte djemtë e tyre, por ai nuk pranoi.

Kjo bëri që Britney të shkonte në një sallon bukurie dhe të qethte flokët e saj. Kur parukierja refuzoi, ajo mori makinën e rrojës dhe i preku vetë.

Pas kësaj, këngëtarja u vendos nën kujdestarinë e të atit, Jamie, i cili kontrollonte financat dhe jetën e saj personale.

Javën e kaluar, një gjykatës i LA vendosi që Jamie nuk do kontrollojë me i vetëm pasurinë e saj shumë milionëshe pas protestave publike që mbështesin lëvizjen #FreeBritney.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al