Sharon Stone ka zbuluar se i ka dhënë fund takimeve me meshkujt dhe është duke u përqendruar tek kalimi më shumë kohë më familjen dhe miqtë.
Duke folur në “The Dreë Barrymore Show”, aktorja 62-vjeçare, e cila është divorcuar dy herë, tha se ishte përballur me takime “të pasinqerta” dhe nuk ia vlente të humbiste kohën e saj.
“I kam dhënë fund takimeve. Nuk kam dalë më në takime,”– tha ylli i kinematografisë për Barrymore.
Aktorja u shpreh se do preferonte ta kalonte kohën vetëm ose me miqtë dhe tre djemtë e saj gjatë kësaj periudhe.
“Nuk dua mungesë sinqeriteti ose lojëra,”– tha Stone, duke shtuar se nuk i duhet një fëmijë tjetër. “Thjesht ndiej kur bëhet fjalë për pjekurinë emocionale në marrëdhënie, burrat dhe gratë janë në dukje në pika të ndryshme.”
Në 1984, Stone u martua me producentin Michael Greenburg dhe u ndanë tre vjet më vonë.
Më pas u martua me gazetarin amerikan Phil Bronstein në 1998, me të cilin u divorcua në vitin 2004.
Jeta e dashurisë së aktores u kthye në qendër të vëmendjes në dhjetor të vitit të kaluar kur aplikacioni për takime Bumble i mbylli llogarinë sepse përdoruesit e tjerë kishin raportuar profilin e saj, duke besuar se ishte i rremë.










