13 Nëntor, 2020

“S’do plakem kurrë”- Ikona 74-vjeçare e muzikës: Moshën nuk e përcaktojnë numrat, do jem e re derisa të ekzistojnë operacionet plastike


Dolly Parton është shprehur se derisa të ekzistojnë operacionet plastike nuk do të plaket kurrë.

Ikona e muzikës country, e cila mbush 75-vjeçe në janar, gjatë një interviste për Oprah Winfrey u shpreh se nuk janë numrat që e përcaktojnë moshën e saj.

“Unë dua të di se çka ndikimi ka, nëse po, mosha tek ju,”- e pyeti Winfrey.

“Nuk e përcaktoj jetën time në bazë të numrave. Së pari, nuk do të plakem kurrë sepse nuk kam kohë të plakem. Nuk mund të ndalem, për tu plakur,”– iu përgjigj ajo.

Parton u shpreh se do jetë në formë aq sa mundet në çfarëdo moshe.

“Vë bast që nuk do të dukem shumë ndryshe kur të jem 95 vjeç, nëse jetoj aq gjatë,”- tha këngëtarja.

Më pas shtoi: “Do të bëj grim, do dukem aq e re sa do më lejojnë kirurgët plastikë, së bashku me make up dhe të gjitha këto. Por mendoj se më shumë se gjithçka ka të bëjë me atë që vjen nga brenda jush. Ju duhet të shkëlqeni brenda jush. Ndonjëherë kjo ju bën të ndiheni të rinj dhe të dukeni po ashtu të rinj tek të tjerët.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al