20 Nëntor, 2020

S’do e njihni! Demi Lovato nis kapitullin e ri në jetën e saj, pas ndarjes nga aktori bën ndryshimin drastik


Demi Lovato ka bërë ndryshim drastik të pamjes së saj pasi i dha fund fejesës me Max Ehrich.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme preu flokët e saj të gjata dhe tani na prezantoi me një look të ri.

Ajo publikoi disa foto ku shfaqet më flokë të prera shkurt dhe një stil krejt ndryshe.

“Unë bëra diçka …”– shkroi këngëtarja krahas imazheve, duke nënkuptuar modelin e ri të flokëve.

Duket se kjo është një shenjë që Demi Lovato po nis një kapitull të ri në jetën e saj pasi i dha fund fejesës dy mujore me Max Ehrich.

Ish-çifti u lidhën në mars të këtij viti dhe aktori i propozoi për martesë këngëtares në muajin korrik.

Ajo i tha “Po” Max Ehrich dhe në një postim në Instagram u shpreh se “e dinte që e donte që në momentin kur e takoi”.

Disa javë pas ndarjes, Max është parë në krahët e një këngëtareje tjetër, Mariah Angeliq. Ata u panë duke u puthur dhe përqafuar në një plazh në Miami.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al