4 Janar, 2021

“S’do e harroj kurrë atë moment”- Mankthi këngëtarit, doli për vrap por gjeti trupin e të riut të vdekur në park: Arma ishte …


Këngëtari i njohur i muzikës country është përballur me një ngjarje shokuese.

Tyler Rich zbuloi trupin e një personi të vdekur teksa po bënte vrap në vigjilje të Vitit të Ri.

34 vjeçari përshkoi momentin e gjetjes së trupit të vdekur në pyll  ndërsa vraponte në Chicopee Memorial State Park në Massachusetts, në një seri postimesh në Instagram.

“Nuk shkoi ashtu siç e planifikova mbyllja e vitit 2020. Zemra ime dhemb për këtë të ri të arfër. Ky do jetë një imazh dhe moment i jetës sime që s’do e harroj kurrë,”- shkroi ai.

Rich shpjegoi se po vraponte kur pa një të ri të shtrirë në tokë në një zonë të pyllëzuar dhe mendoi se po flinte.

Më pas zbuloi se i riu kishte vdekur, ndërsa kishte një çantë të lidhur në këmbë dhe ishte shtrirë me fytyrë në tokë.

“Pasi vrapova pranë tij, u ndjeva keq për të, ai po flinte me fytyrë në tokë. Kështu që u ktheva për ta kontrolluar,”– shpjegoi këngëtari. “Kur u afrova e kuptova që nuk merrte dot frymë. Gjithçka që pashtë ishte një trup i pajetë i mbuluar me gjak. Kudo. Dukej sikur ishte e qëlluar ose goditur me forcë.”

Ai u shporeh se mënjeherë u përpoq të gjente dikë që kishte telefon për të njoftuar policinë.

Një çift aty pranë e la atë të përdorte telefonin e tyre dhe Rich informoi efektivët për ngjarjen e rëndë.

Rich tha se viktima mund të ishte afërsisht 18 deri në 25 vjeç.

“Lëkura e tij ishte akoma e bardhë. Dukej sikur nuk kishte vdekur shumë kohë para se të shkoja atje. Policia gjeti një armë në njërën nga duart e tij nën trup, që do të thotë se mund të ketë qenë vetvrasje,”– përfundoi këngëtari.

© Panoramaplus.al