19 Nëntor, 2020

Scott Disick lë pas Kourtney-n dhe Sofia-n, shfaqet në publik me të dashurën 18 vite më të re! (Foto)


Ata u përfolën për herë të parë për një lidhje dashurie në festën e ditëlindjes së Kylie Jenner.

scott disick (15)

Dhe Scott Disick, 37 vjeç, bashkë me Amelia Hamlin, 19 vjeç, duket se më në fund vendosën ta konfirmonin romancën mes tyre.

scott disick (10)

Sipas “Daily Mail”, mediat kanë konfirmuar lidhjen e tij me vajzën simpatike, me të cilën u fotografua muajin e kaluar.

scott disick (9)

Ditën e djeshme, dyshja është parë bashkë duke shëtitur në Malibu. Madje Disick është kapur duke i hedhur dorën në qafë Amelia-s, dhe të dy dukeshin shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

scott disick (8)

Nga ana tjetër, edhe Amelia është parë duke i kapur dorën partnerit të saj gjatë shëtitjes.

scott disick (6)

Ajo do të mbushë 20 vjeç më 13 qershor, megjithatë, bukuroshja brune dukej e mrekullueshme e veshur me bikini me printe lulesh.

scott disick (4)

Ndërkohë, Scott kishte veshur një palë pantallona të shkurtra dhe një bluzë të zezë, duke zgjedhur një veshje të thjeshtë.

scott disick (1)

Dyshja u shfaq në publik në plazh të hënën, vetëm 24 orë pasi kishin darkuar së bashku.

scott disick (2)

Disick i dha fund marrëdhënies 3-vjeçare me Sofia Richie rreth dy muaj më parë, ndërkohë që është baba edhe i tre fëmijëve që ka me Kourtney Kardashian.

scott disick (11) scott disick (12) scott disick (13)

© Panoramaplus.al