20 Korrik, 2025

Sarah Jessica Parker rrëfen arsyen pse kurrë nuk ka pranuar të shfaqet n*do në ekran.: Nuk është çështje morali, thjesht…


Sarah Jessica Parker është rikthyer fuqishëm në vëmendje me vazhdimin e serialit kult “Sex and the City”“And Just Like That”, por këtë herë jo për veshjet apo rolin ikonik të Carrie Bradshaw, por për një vendim personal që ka mbajtur që në fillim të karrierës: refuzimin për të shfaqur skena lakuriqësie në ekran.

Ndonëse bashkë-yjet e saj, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, kanë pranuar të xhirojnë skena të tilla si në serialin origjinal ashtu edhe në versionin e ri, Parker ka qëndruar gjithmonë e palëkundur në vendimin e saj, dhe për këtë ka pasur gjithmonë mbështetjen e krijuesit të serialit, Darren Star.

Në një intervistë të fundit për SiriusXM me Howard Stern, ajo kujtoi bisedën e parë me Darren përpara se të pranonte rolin:
“I thashë që skenari ishte shumë interesant, por isha e shqetësuar për pjesët me lakuriqësi. Ai m’u përgjigj: ‘Atëherë mos e bëj. Nuk më intereson. Nëse të tjerët ndihen rehat, le ta bëjnë, por ti nuk ke pse.’”

Parker theksoi se vendimi i saj nuk kishte lidhje me ndonjë ide morale apo pasiguri për pamjen fizike, por thjesht me një ndjenjë personale:
Nuk më dukej e drejtë për veten time. I admiroj gratë që e bëjnë, por unë vetë jam e turpshme. Nuk ndihesha kurrë rehat.”

Aktorja zbuloi gjithashtu se gjatë një incidenti në xhirime, ku i ishte kërkuar të shfaqej nudo, kishte shpërthyer në lot:
Thashë vetëm, ‘Nuk do ta bëj.’ Ishte një moment i vështirë për mua.”

Përveç refuzimit të lakuriqësisë, Parker ka qenë po aq e kujdesshme edhe me fjalorin që përdorte personazhi i saj. Ajo ka kërkuar që Carrie, si shkrimtare, të fliste me mendim dhe qëllim, duke shmangur gjuhën e panevojshme:
Nëse do përdorësh fjalë të forta, le të kenë kuptim dhe ndikim. Nuk jam kundër, por çdo gjë duhet të ketë arsyen e vet.”

© Panoramaplus.al