21 Dhjetor, 2023

Sarah Berisha dhe DJ PM do bëhen prindër? Çifti marrin hapin e rëndësishëm në marrëdhënien e tyre: Ka ardhur koha të…


DJ PM dhe Sarah Berisha u njohën dhe u dashuruan në “Big Brother VIP”, ndërsa e vazhduna lidhjen e tyre të dashurisë edhe pas daljes nga shtëpia, duke u shndërruar në një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar.

Mirëpo mesa duket dyshja janë gati që të bëjnë një hap të ri në marrëdhënien e tyre.

Së fundmi Dj Pm ka qenë i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka zbuluar më shumë rreth planeve dhe lidhjes me Sarën.

Ai i mohoi të gjitha lajmet se e dashura e tij është në prije të ëmbël, ndërsa tha që tashmë ka ardhur koha që të marrin një hap të ri në marrëdhënien e tyre, ose të bëjnë fëmijë, tëfejohen apo të bashkëjetojnë së bashku.

“Nuk e kam menduar që jeta ime do të ndryshojë kaq shumë, pasi kam marrë pjesë në ‘BBV’, me Dj Dagz nuk e kemi menduar që do mbërrimë deri këtu. Ne na njihnin personat që frekuentonin jetën e natës, por kurrë në jetë nuk e kisha menduar që do na njohin në Laç ose në Fier. Faleminderit shumë formatit ‘BBV’, që na mundësoi të tregojmë veten tonë dhe na ngriti si nga ana profesionale dhe shpirtërore. Tani mendoj që ka ardhur koha të marrim një hap tjetër të lidhjes, ndoshta të bëjmë fëmijë, ndoshta të fejohemi, të martohemi apo të bashkëjetojmë.”– tha PM, duke treguar se tashmë lidhja e tyre do të bëhet serioze, megjithëse la me pikepytje se cili do jetë hap ii parë i çiftit.

Nga ana tjetër ai pranoi se do të bashkëjetojnë në Prishtinë së shpejti, hap për të cilin ai tha që është shumëi vështirë për të pasi duhet të shkojë më herët në shtëpi, por do të mësohet shumë shpejt.

“Kur të vijë Sara për të jetuar në Kosovë do e këtë më problem këtë pjesë sepse duhet të iku më herët në shtëpi. Por ajo që pritoj më shumë është të më thotë më blej diçka, por duhet që të ambjentohem edhe me këtë pjesë. Vështirë do të jetë vitin e parë por duhet të mësohem skam çfarë të bëj.”– tha ai.

© Panoramaplus.al