Në fund të muajit dhjetor, këngëtarja Adelina Tahiri kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Serjoza Markov.

Unazë me diamante, deklarata dashurie, mbledhje familjare, jeta që e priste me avokatin e njohur maqedonas dukej shumë premtuese. Dhe me gjasë ashtu do të jetë. Ndërkohë hidhen dyshime se dyshja është në pritje të fëmijës së parë!

Adelina bashkë me Markov janë fotografuar bashkë në ambientet e spitalit gjinekologjik në Shkup dhe sipas “Gazetës Shqiptare”, shumë shpejt do të bëhen prindër.

Adelina është përfolur edhe më parë për një shtatzëni të mundshme, por e ka mohuar. Nga fotoja e publikuar, këtë herë mund të jetë e vërtetë.
© Panoramaplus.al

