“Sapo u martova me vajzën e ëndrrave”. Ky është postimi që futbollisti i njohur spanjoll Cesc Fabregas ka bërë një ditë më parë në profilin e tij në “Instagram”, ku ka publikuar foto me bashkëshorten e tij Daniella Semaan.

Ndërsa kjo e fundit ka shkruar: “Sapo u martova me këtë mashkullin që adhuroj”.

Çifti e organizoi ceremoninë në hotelin “Cliveden House” në Berkshire, aty ku edhe Meghan Markle do kalojë një natë para dasmës së madhe.

Ndërkohë Cesc dhe Daniella kanë 3 fëmijë, Lia, Capri dhe Leonardo. Bukuroshja ka edhe 2 fëmijë nga martesa e mëparshme, Maria dhe Joseph.

Lia, Capri dhe Maria ishin shoqërueset e Daniellas në ditën e saj të madhe.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
