Këngëtarja e famshme Cardi B ka zgjedhur që të shkojë në aeroport sa më rehatshëm. Reperja e “Bodak Yellow” kishte bërë zgjedhjen e duhur në veshje dhe kishte zgjedhur vetëm një robdeshambër të bardhë dhe një palë shapka.

Kjo, zonja dhe zotërinj, është i vetmi sekret që duhet të dini për aeroportet! Rehatia vjen e para, ndaj mbani shënime nga zgjedhja e reperes!

Madje ajo edhe këpucët i kishte zgjedhur mirë, një palë shapka të rehatshme. Por pavarësisht kësaj paraqitje në aeroport, Cardi B shkëlqeu në eventin “Billboard’s R&B Hip-Hop Power Players” në Nju Jork.

Ajo u shfaq e veshur me një xhaketë të gjelbër nga “Saks Potts”, duke e kombinuar atë me flokët.
© Panoramaplus.al
