7 Shkurt, 2018

“Sanremo 2018”/ Këngëtari shqiptar akuzohet për plagjiaturë, ngjashmëria mes këngëve (VIDEO)


“Çështja” e parë e këtij edicioni të “Sanremo 2018” ka shpërthyer natën vonë. Kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moros, “Non mi avete fatto niente”, nuk është e padëgjuar më parë.

Pas mbylljes së natës së parë të “Sanremos”, është dëgjuar kënga “Silenzio” e kënduar nga Ambra Calvani e Gabriele De Pascali gjatë prezantimit në “Sanremo Giovani” në 2016-n.

Autori është Andrea Febo, i cili në këngën Meta-Moro është bashkautor. Ngjashmëria e dy këngëve në fillim është impresionuese, në muzikë ashtu edhe në tekst. E si pasojë, te dyshja rëndon pesha e skualifikimit.

Madje versioni i vitit 2016 ishte në dispozicion edhe në faqen e internetit të Rai-t, por ndërkohë faqja është bërë e paarritshme. Tani është e nevojshme të kuptohet se cili do të jetë reagimi i Festivalit dhe nëse ka apo jo ekstreme për një skualifikim të dy këngëtarëve nga gara, shkruan TGcom.

Ndërkohë rregullat e “Sanremos” thonë se për t’u pranuar në Festival duhet që këngët të kenë “risi”, e thënë ndryshe “në përbërjen e tyre ose në pjesën muzikore apo në tekstin letrar nuk duhet të jetë publikuar më parë, as për publik të vogël”.

Por ka edhe më shumë. Gjithmonë në rregullat e “Sanremos” është planifikuar mundësia që të përdoren “fragmente” të këngëve të lancuara më parë në masën “një e treta e këngës së re” dhe jo më shumë, por me kushtin që “pjesa e tërë ose ajo muzikore apo teksti letrar nuk i ka gjeneruar të ardhurat që rrjedhin nga çdo shfrytëzim, shpërndarje e plotë ose e pjesshme e natyrës komerciale”.

Shkurtimisht pyetja është mjaft e mprehtë: “A do skualifikohet vërtet kënga “Non mi avete fatto niente” nga “Sanremo”? A do të eliminohet kënga që u përfol që në fillim të Festivalit që është fituese?

 

© Panoramaplus.al