25 Shkurt, 2018

Sandri apo Renis Gjoka? Zbuloni kush paguhet më shumë


Moderatori Ermal Peçi mirëpriti në shtëpinë e tij ‘Një kat më lart’ këngëtarin Renis Gjoka.

Ai prej disa javësh është pjese e talent-show ‘The Voice’ së bashku me artistin Aleksandër Gjoka.

Renisi tregoi hezitimin që kishtë në fillim për tu bashkuar në këtë projekt sepse përballë gjykimit të tij janë fëmijët. Ermali e pyet për raportin me Sandrin në skuadër dhe sesi u bënë ata bashkë.

“Oferta na u bë dyshe që në fillim. Isha unë i pari që fola me produksionin dhe e mora Sandrin të mirëqënë që në fillim’’ – tregoi Renisi ndërsa Ermali me shaka e pyeti nëse rroga është individuale e jo dyshe. A paguhet Aleksandri më shumë se Renisi? Shumë i sinqertë ai shton së nëse kjo do ishte e vërtetë do lumturohej për vet emrin që Sandri ka.

Por e ka pyetur ai për rrogën?

Renisi është shprehur se nuk e ka pyetur por do të donte shumë që të merrte më shumë se ai, për vetë kontributin që Aleksandër Gjoka ka dhënë.

Burimi: In

© Panoramaplus.al