Dhe pse lajmi i ndarjes mes Britney Spears dhe Sam Asghari u zbulua rreth dy javë më parë, në rrjet janë publikuar lajmë nga më të ndryshmet rreth çiftit.

Sipas një burimi për Daily Mail, thuhet se Sam i jepte informacione të atit të këngëtares, Jamie Spears, para dhe gjatë martesës së tyre.
Burimi thekson se Britney dyshonte që modeli e ‘spiunonte’ tek i ati, në mënyrë që ai ende të kishte kontroll mbi të, edhe pasi fitoi gjyqin dhe mori lirinë dhe pavarsinë financiare në jetën e saj.
Ndërsa të tjera burime thanë për ‘ET’ se ky informacion mbi aktorin është krejtësisht i pavërtetë dhe se ai s’e ka kontaktuar dhe as i ka dhënë informacione rreth saj.
Pas lajmit të ndarjes, një sërë akuzash të forta janë aluduar, duke përfshirë se Asghari akuzoi Spears se e kishte tradhtuar. Britney dhe Sam u fejuan në shtator të vitit 2021 dhe u martuan në qershor të 2022-shit, në një ceremoni madhështore në shtëpinë e saj.

© Panoramaplus.al

