Këngëtarja me famë botërore, Shakira gjatë një interviste për “Sunday Times” ka folur për jetën e saj kur ka qenë në një lidhje me futbollistin, Gerard Pique me të cilin ka dhe dy djem.

Ajo tregoi se ka sakrifikuar shumë për të qenë pranë ish-partnerit të saj, saqë për një kohë të gjatë bëri pauzë edhe në karrierën e saj muzikore.
“Për një kohë të gjatë bëra pauzë në karrierën time për të qenë pranë Gerardit, në mënyrë që ai të luante futboll. Kishte shumë sakrifica për dashurinë.”– tha këngëtarja.
Çifti i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare 2 vite më parë, për shkak të tradhtisë së futbollistit me partneren e tij aktuale, Clara Chia.

Pasi bëri bujë në median rozë, lajmin e ndarjes e konfirmuan vetë dyshja përmes një deklarate.
Pasi i dhanë fund lidhjes disa vjeçare, Shakira i ka kushtuar disa këngë Piques, i cili sipas artistes e tradhtoi atë në kohën kur babai i saj ishte shumë i sëmurë.
© Panoramaplus.al
