Mbrëmjen e djeshme, në “post Big Brother”, Egla Ceno është pyetur nëse është thirrur për gjyq nga gazetari Saimir Kodra, pasi e akuzoi se i kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Aktorja është shprehur se ende nuk ka një thirrje në gjykatë lidhur më këtë çështje, ndërsa theksoi se është gati dhe po konsultohet me avokaten e saj.
“Akoma nuk kam një thirrje për këtë, nëse do vijë, do jem gati. Jam duke u folur me avokaten aktualisht”, tha ajo.
Juli nga ana tjetër, sqaroi se pse fillimisht e mbroi dhe më pas doli kundër Eglës.
“Kam qenë i pari që i kam dalë në krahë Eglës, por ajo nuk ishte mirënjohëse, Nuk ishe asnjëherë mirënjohëse, e ke kaluar lumin dhe na ke dh*erë kalin. I thashë si do ndiheshe ti nëse do bëhesha me personin në fjalë”, u shpreh Juli.

Pjesë nga biseda:
Egla: Jam duke u interesuar me avokatë, nëse do kem një thirrje. Akoma nuk kam një thirrje për këtë, nëse do vijë, do jem gati. Jam duke u folur me avokaten aktualisht. Jam munduar të mos e shtyj atë urë aty brenda, mënyra sesi u përdor për lojë, sinqerisht nuk më frigonte, por me jepte ankth. Gjeja më e rëndësishme, emocioni më i fortë te unë ka qenë mami në shtëpi, a po mendonte që do fusnin në burg. Më tha a do të fusin në burg, thashë mos u shqetëso, kam njerëz që do më ndihmojnë, nuk është asgjë e rëndë”.
Juli: Kam qenë i pari që i kam dalë në krahë Eglës, por Egla ka parë atë që nuk ishte mirënjohëse. Për Mamaqin kur u shpreha se pse mund ta kishte bërë ai këtë, u pyeta nga Erjola dhe i dhashë mendimin tim pse mund ta ketë bërë, aty iu ndezën llampat Eglës dhe ma përdori këtë, të lumtë dora Ermal se ça i the. Nuk ishe asnjëherë mirënjohëse, e ke kaluar lumin dhe na ke dh*erë kalin, se kështu të ka interesuar. Nga inati i thashë si do ndiheshe ti nëse do bëhesha me personin në fjalë, për këtë e kam bërë”.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në BBV, aktorja ka bërë një akuzë të fortë ndaj gazetarit Sajmir Kodra, duke pretenduar se ai rreth 24 vite më parë i ka kërkuar favore seksuale për një vend pune në Top Albania Radio.
“Puna nuk mbaron, do të marrin në punë tjetër nuk do jesh ti e dëmtuara se nuk ke bërë asgjë të keqe. I the një derri mu hiq qafe, e the me vend dhe në vendin e duhur. Ishte një zotëri tjetër që kishte një radio s’po ja them emrin se nuk ekziston më. Unë hyra atje dhe punova, po në radio si zonjë. Më ka trajtuar me një rrogë fantastike në atë periudhë nuk e di si ta merrja.
Isha “Happy”, paguaja qeranë, haja ndonjë darkë jashtë. Por duhet të them gjërat vijnë. Nuk duhet të dalin më me zë dhe figurë në ekran, ma kanë bërë mua, ja kanë bërë shumë të tjerave pas meje, ndoshta e bën akoma dhe ti del në ekran me emër. Po moj, Kodra ka qenë, ai që bën atë gjënë programin. Se nuk e kam fare problem, ai ka qenë. Zero, se kam fare problem ta them. Duhet me dalë me emra të përveçëm se ndryshe je duke bërë “ham, ham” kot,” tha Egla Ceno.
Kjo deklaratë e aktores ka bërë që moderatori Saimir Kodra të reagojë ashpër, duke paralajmëruar padi për shpifje. Sipas tij, Egla duhet të paraqesë provat për të gjitha akuzat që ka bërë.
“Do të bëj një reagim të shkurtër, se zonja që ka bërë deklaratën ka kaluar kompetencat duke përmendur një person që nuk është aty. Aty zihen për flokësh, shahen pse më përmend babën që është jashtë. E vetmja përgjigje kësaj aktore të dobët, e këtij skenari po aq të dobët të ndërtuar do i përgjigjet ajo vetë në Gjykatë.
Kjo deklaratë e saj është në Gjykatën Penale, ajo Ceno ka barrën e provës që të vërtetojë që këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një vendi pune. Kësaj zonjës dhe aktores së dobët, pas 25 vitesh i del detyra që ta vërtetojë në Gjykatë. Kam qenë dhe do të jem krah femrave që dhunohen, molestohen, me fakte dhe me prova si gjithmonë.
Unë s’di të kem punuar ndonjëherë as shefi i burimeve njerëzore që të punësoja njerëz, as recepsionist. Kam qenë moderator i thjeshtë i një emisioni që quhej “Radio Mania”. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo e ka thënë atë deklaratë,” tha Kodra.
© Panoramaplus.al
