22 Dhjetor, 2023

“Sado të rritem ti më qetëson mama”- Efi Dhedhes poston foto e parë me nënën e saj, shihni ngjashmërinë e tyre


Efi Dhedhes me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP” bëri për vete një publik të gjerë, të cilët vazhduan ta përkrahin atë edhe pas daljes nga shtëpia.

Ndonëse tashmë një personazh i njohur, Efi ka zgjedhur që të mbaje larg vëmendjes publike familjen e saj dhe të dashurin e saj identitetin e të cilit akoma nuk e ka bërë publike.

Por mesa duket se ajo i ka “thyer rregullat” dhe së fundmi ka publikuar në Instagram një foto me me nënën e saj, teksa ndodheshin në shtëpi së bashku.

Në pamjet e publikuara nga ish-finalistja e “BBV” vërehet qartë  ngjashmëria e madhe që Efi ka me nënën e saj.

“Sado të rritem ti më qetëson mama”– ka shkruar ajo krahas fotos duke treguar lidhjen e fortë që ka me të ëmën.

© Panoramaplus.al