Charles Spencer, vëllai i Princeshës Diana, ka ndarë një pamje të rrallë të fëmijërisë së tyre.

Në një postim në Instagram më 2 mars, Charles, tani 59 vjeç, ndau një foto bardh e zi të tij dhe Dianës bashkë me të ëmën, duke buzëqeshur së bashku në fund të viteve ’60.
Në foto duket Charles duke pozuar në një lëkundëse pranë Dianës, ndërsa nëna e tyre, Frances Shand Kydd, qëndron pas tyre.

“Nëna ime, Diana dhe unë, rreth vitit 1967. Unë do të isha 3 dhe Diana do të ishte 5 ose 6 vjeç. Më pëlqen sa të lumtur dukemi”, shjruan ai krahas fotos së ëmbël familjare.
Gjithashtu në mbishkrim, Charles ndau një pseudonim të fëmijërisë së tij, ku ka treguar se nëna e thërriste “Buzz”.
“Në këtë fazë të jetës sime, nëna ime më quajti “Buzz”, sepse ajo më shihte se kisha energjinë e pafund të një blete mjaft të lumtur dhe të zënë”, shkroi ai, duke shtuar edhe hashtags të ndryshëm si “#Familja” dhe “# Familja Spencer”.
© Panoramaplus.al
