21 Shkurt, 2018

“Sa shumë ne jemi dashtë”, Eni Koçi i jep fund… (FOTO)


Këngëtarja Eni Koçi është mjaft e komentuar së fundmi, pasi po përflitet se është në një lidhje me Genc Prelvukajn. Eni gjithashtu ka shumë ndjekës në rrjetin social “Instagram”, aty ku ajo shpeshherë zbulon momente nga përditshmëria e saj.

E pikërisht sot, këngëtarja postoi një foto të një sallate duke informuar se i është kthyer dietës.

Por pa kaluar disa minuta, ajo nuk ka rezistuar dot dhe ka marrë një pjatë me makarona duke i dhënë fund dietës. “Ju thashë gjë për diet? 5 minuta ishte”, shkruan Eni.

Më vonë ajo ka postuar edhe një video ku shihet se pas makaronave, po ha edhe dy ëmbëlsira. “Sa shumë ne jemi dashtë, ehhh”, shkruan këngëtarja.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al