27 Prill, 2022

“Sa qejf”- Kim Kardashian “tallet” me akuzat e fansave për photoshop: Si e bëni…


Kim Kardashian vendosur të reagojë përsëri pas akuzave të vazhdueshme që ka marrë nga ndjekësit për përdorimin e photoshop-it në fotot e saj.

Ajo ka postuar një sërë fotosh në Instastory, duke ironizuar të gjitha rastet kur është akuzuar për photoshop.

“Nuk e kisha kuptuar se sa shumë do ta shijonit postimin tim të fotoshopit. Nëse menduar se ajo ishte e mirë, unë kam shumë më shumë. Kjo është qejf”– kështu e nisi Kim ironinë e saj, duke postuar më tej një foto me të dashurin e saj, Pete Davidson. Në foton në fjalë, për të cilën ajo u akuzua se ka edituar nofullën e Pete, Kim shkruan:

“Them se nofulla e Pete është zhdukur. Zhdukur deri në pikën që ju menduat se e bëra fotoshop!!! Një foto ku ai po qesh në mes të bisedës. Priti, unë shtova një filtër gjithsesi.”

“Si e bëni fotoshop një foto live. Pyes për një shoqe…”– vijon më tej ajo, krahas një videoje të saj dhe Pete.

“Djema kam një rrëfim për fotoshopin ndërsa jemi të sigurt këtu në rrethin e së vërtetës.”– thuhet në postimin e radhës të 41-vjeçares.

Ajo publikoi një foto të Stormy-t, vajzës së motrës së saj, e cila u bë virale nga akuzat për fotoshop.

“Kjo ka nevojë për një shpjegim serioz.”

“Në foton origjinale është Stormi! Pyeta Kylie Jenner nëse mund ti postoja dhe ajo nuk kishte shumë dëshirë që ti postoja në atë moment dhe unë e respektiva. Por nuk do të më prishte feed-in tim të Instagramit. Chi kishte veshur ngjyrë rozë dhe kombinoi në mënyrë perfekte.”– shkruan Kim.

Ajo bëri një reagim edhe ditën e djeshme pas akuzave për fotoshop në foton e fundit që postoi në Instagram.

“Seriozisht, ky është budadallëk. Mendoni se unë kam photoshpuar kërthizën.”- shkruan 41-vjeçarja, e cila është akuzuar edhe më herët për photoshop në fotot e saj.

Ylli 41 vjeçar ekspozoi belin e saj për tu patur zili ndërsa u shfaq e veshur me reçipeta sportive ngjyrë bezhë dhe një palë tuta teksa pozonte pranë pishinës. Por fansat e saj duken shumë të shkathët dhe i kanë analizuar me kujdes fotot duke vënë re se kërthiza e saj nuk duket.

Shumë pyetën: ‘Ku është kërthiza jote?’. Të tjerë e çuan satirën në nivel tjetër duke krijuar hashtag me “Ku është kërthiza e Kim?”

Postimet e reja të Kim vijnë mes dramës së bujshme me ish-bashkëshortin e saj Kanye Ëest. Reperi është bashkëpunëtor në dy këngë në albumin e ri të Pusha T – ‘Dreamin Of The Past’ dhe ‘Rock N Roll’. Në të dyja këngët, artisti 44-vjeçar ka repuar për jetën e tij familjare. Ai pohon në tekst se katër fëmijët e tij janë në ‘rrezik’ kur ai nuk është në shtëpi.

 

 

 

© Panoramaplus.al