20 Janar, 2020

“Sa muajshe je?” Jonida Vokshi habitet në emision, i thonë se është shtatzënë


Pak më parë u fol se aktorja Jonida Vokshi ishte në pritje të ëmbël.

jonida-vokshi

Mediat rozë shkruajtën se ajo dhe bashkëshorti i saj Besnik Krapi do bëheshin prindër  për herë të parë.

Por sa i vërtetë është lajmi?

E ftuar në emisionin “Wake Up”, aktorja u pyet se si po i shkon shtatzënia dhe sesa muajshe ishte.

Por Jonida ju përgjigj me pyetje duke thënë: “Çfarë shtatzënie? (QESH)”, duke nënkuptuar se po e mëson aty këtë lajm.

Aktorja mohoi faktin se po pret një fëmijë duke thënë se kur kjo gjë të ndodhë do e bëjë vetë publike.

“Pse kanë shkruajtur portalet? Unë kur të kem diçka për të thënë do të dal dhe do ta them vetë,”- u shpreh ajo.

Jonida Vokshi7Jonida Vokshi6Jonida Vokshi2jonida vokshi1jonida vokshijonida vokshiJonida-Vokshijonida-vokshi2

© Panoramaplus.al