Aktorja Jane Seymour, ka zbuluar një avantazh të të qenit mbi 65 vjeç në Hollywood, duke thënë se sa më shumë që rritesh, aq më interesante bëhen rolet që të ofrohen.

74-vjeçarja u shpreh gjatë një bisede në ndarjen e çmimeve “AARP Movies for Grownups” se: “Sa më shumë rritesh aq më interesante bëhen rolet dhe aq më shumë shtohet nevoja për të lëvizur çdo muskul të fytyrës”, shkruan People.
Seymour theksoi se ajo i pëlqen rolet që merr në këtë kohë që flasim, pasi ato janë personazhe më me volum, por në të njëjtën kohë mbeten disi seksi dhe argëtuese.
Me një ton humoristik, aktorja shtoi: “Mendoj se në këtë pikë ndihem mjaft rehat duke u rritur.”
Ajo përmendi si shembull performancën e saj në filmin e vitit 1981 “East of Eden”, ku ajo luajti Cyrus Trask nga mosha 13 deri në të 60-at, ndërsa ajo vetë ishte vetëm 30 vjeç.
“Që kur isha e re, kam kërcyer nga njëra moshë në tjetrën. Kam luajtur gjithnjë e më e re në çdo rol.”
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që aktorja flet hapur për kalimin e kohës dhe mësimet që ka nxjerrë nga dekadat e saj në Hollyëood.
Në një intervistë me People gjatë “Hollivudit Reporter’s Women in Entertainment Gala”, aktorja ndau mençurinë që ka fituar gjatë karrierës së saj.
“Mos e merrni si të mirëqenë. Nuk është e lehtë. Balanca mexs mënyrës se si e prezanton veten dhe se si sillesh është një punë e madhe, për fat të keq.”
Ajo gjithashtu këshilloi aktoret e moshuara që t’i qëndrojnë besnike vetes dhe të mos përpiqen të pretendojnë se janë më të reja.
“Mos dorëzoni, jini autentike, mos u mundoni të dukeni 20 kur jeni 70,” u shpreh Jane gjatë asaj kohe.
© Panoramaplus.al
