Prej kohësh, Fjoralba Ponari ka treguar se do të sjellë një projekt të ri televiziv, prandaj dje, moderatorja zbuloi se në fokus do të jenë fëmijët dhe realizimi i dëshirave të tyre.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instastory, ajo u pyet edhe për mendimin që ka i dashuri i saj, Françesko Baholli, në lidhje me projektet që ajo sjell.
“Sa mbështetje ke nga partneri, duke ditur se si është televizioni?”- ishte pyetja që një ndjekës i bëri.
“Është mbështetja ime më e madhe. Pastaj, më mirë se televizioni, më njeh mua se si jam,”- u përgjigj Fjoralba.
Moderatorja është në një lidhje dashurie me Françesko Bahollin, prej disa kohësh.

Ajo ka publikuar shpesh foto me të në rrjete sociale, por pa i zbuluar identitetin, edhe pse kjo nuk zgjati shumë.
Fotot e tij u përhapën shumë shpejt në rrjet dhe u mësua se përveçse një atlet në sportin e xhudos në Tiranë, ai është edhe inxhinier software.

Fjoralba Ponari është shprehur më parë se nuk dëshiron që të publikojë portretin e tij, sepse vetë ai nuk është një personazh publik dhe dëshiron që të ruajë privatësinë.







