14 Shkurt, 2018

Rudina Magjistari merr dhuratë romantike nga partneri: Me grip, me grip, por me… (FOTO)


Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun, e cila çdo pasdite mbledh para ekranit mijëra shqiptarë. Por sa i takon jetës së saj private, ajo është treguar gjithmonë hermetike.

Por nuk është rasti për ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin, pasi ajo ka zbuluar surprizën që bashkëshorti i ka bërë sot.

Xhavit Bajrami e ka surprizuar Rudinën me një buqetë trëndafilash të kuq, që kanë lumturuar shumë moderatoren. Madje ajo ka publikuar një video në “Instastori”, ku edhe shkruan: “Me grip, me grip, po me trëndafila ama”.

Gjithashtu Rudina ka publikuar edhe një foto që tregon surprizën për të voglën e saj, Mian. “Trëndafili i Shën Valentinit për Mian”, shkruan ajo.

PANORAMA PLUS

 

© Panoramaplus.al