Albert Dumani ishte i ftuar sot në emisionin “Rudina” ku foli për përfundimin e serialit indian “Si ta quaj këtë dashuri” dhe serialin e ri që fillon nesër “Bixhoz me dashurinë”.

Kur drejtori i programacionit të “TV Klan”, hyri në studio moderatorja Rudina Magjistari tha se sot për të është një ditë e veçantë pasi feston ditëlindjen.
Rudina së bashku me zonjat e publikut i kënduan Dumanit këngën e ditëlindjes duke e surprizuar atë.

“Sa vjeç bën sot?”, e pyeti Rudina Albert Dumanin. “Te 3-shi jemi akoma, por afër 4-ës”, iu përgjigj ai me të qeshur.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
