25 Nëntor, 2020

Rudina Dembacaj tregon planet për të ardhmen me Mark Frrokun dhe zbulon fjalët e fundit që i tha babait të ndjerë para se …


Rudina Dembacaj i tha “Po” propozimit për martesë të Mark Frrokut pak javë më parë në Kapadokia.

Dhe tani moderatorja ka zbuluar plane të reja për të ardhmen e tyre së bashku.

Ajo zbuloi se sapo të mbarojnë masat anti-COVID do të bëjnë një ceremoni të vogël në kishë dhe një darkë me miqtë e ngushtë.

Rudina Dembacaj tregoi se dëshiron që të bëjë vajzën e saj, Viktorian me motër ose vëlla, ndërsa u shpreh se në fustanin e saj të nusërisë do të ketë elementë të xhubletës.

“Kur të martohem, fustanin do e dizajnojë motra ime me elemente të xhubletës. Po presim që të mbarojnë masat anti-COVID që të bëjmë një ceremoni. Sigurisht unë i thashë “Po” dhe nuk përbën më lajm që do martohem. Sapo të mbarojë ceremonia do bëjmë një ceremoni të vogël në kishë dhe një darkë me njerëzit e afërt. Tani që kam Viktorian nuk ka rëndësi se çfarë gjinie do jetë fëmija, thjesht do doja që vajza ime të ketë një motër ose vëlla, që i ngjan babit,”– tha ajo e ftuar në emisionin “Rudina”.

Pak muaj më parë, moderatorja humbi edhe babain e saj pas një sëmundje.

Teksa tregonte tipare të karakterit të tij, Rudina Dembacaj zbuloi fjalët e fundit që i tha përpara se ta përcillte në banesën e fundit.

“Vlerat e vërteta të një malësori i kishte në mënyrë absolute. Ditën kur e përcolla për në banesën e fundit babit, e ndjeva shumë të nevojshme dhe një nga fjalët që i thashë me zë ishte: ‘Edhe malësorë edhe evropian, vetëm ty të kam njohur’. Dashtë Zoti unë ose motra të bëjmë një djalë që ti ngjajë të paktën një 30%,”- u shpreh ajo.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al