14 Qershor, 2018

Rudina Dembacaj dikur peshonte 89 kg, zbuloni dietën sekrete që e shndërroi në femër seksi


Aktorja e humorit Rudina Dembacaj sot është një femër me linja elegante, por para se të bëhej e famshme, ka qenë mbipeshë, duke qenë se peshonte 89 kile. Rrëfimin e parë për përgjysmimin e mbipeshës ajo e bëri në “Pasdite në Top Channel”, për t’iu rikthyer në “Xing me Ermalin”.

Në fakt, transformimi i saj ka ndodhur përgjatë viteve 2008-2010 dhe, siç tregon Rudina, nisi me heqjen dorë nga alkooli, dietat dhe ushtrimet fizike. “Kur isha studente në Shkodër, peshoja 89 kile. Shoqet më thoshin që duhej të dobësohesha, motra po ashtu. Nuk u konsultova me dietologë, u kujdesa për veten time. Fillova të lexoja për karbohidratet dhe proteinat, sepse bëhesh vetë doktor i vetes. Mua më pëlqente dhe alkooli atëherë. Ulesha me xhaxhain dhe pija raki”, citohet të jetë shprehur ajo në një intervistë për “Top Channel”.

Dhe për dy muaj thotë se e pa veten të transformuar, pasi përgjysmoi kaloritë. “Për dy muaj nuk i kisha thënë askujt se po mbaj dietë. Këtë gjë ia besova vetes dhe rashë 35 kile për tre vite. Njerëzit surprizoheshin. Kishte njerëz që u vinte dhe keq për mua”, tregon ajo me humor.

Dieta që përgjysmoi Rudinën

“Hoqa dorë nga ushqimet e gatshme. Mami më mësoi që çdo fundjavë ta përgatisja vetë ushqimin. Bëja shpenzimet e javës me fruta dhe perime dhe i lija gjysmë të gatshme. Konsumoja supa nga më të ndryshmet dhe super sallata. Dreka ishte krejtësisht normale, me perime të larmishme. Nuk e njihja më parë avokadon, por zbulova se ishte një prej frutave më të shëndetshme. Eliminova çdo lloj pije me gaz dhe alkoolike, si dhe kripën e tepërt (mua më pëlqejnë shumë turshitë, por edhe kripa e tepërt është si sheqeri). Bëra ca truke të vogla, por nuk lashë asgjë jashtë dietës. Sekreti për rezultatin është zvogëlimi i porcioneve. Edhe palestra ka luajtur një rol të rëndësishëm. 3 herë në javë, dy orë. Dhe në fund të të gjitha veglave, ushtrime kardio. Vetëm pas tre muajsh, pata një rezultat befasues”.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al